Site icon Telegrafi

Ukrainasit vrasin ushtarin rus gjatë pastrimit të istikameve

Luftimet e ashpra janë duke vazhduar në Ukrainë, ku pothuajse në qdo cep të këtij shteti evropian raportohet për të vdekur apo të plagosur.

Në një video amatore të publikuar së fundmi, një brigadë e ushtrisë ukrainase shihet duke bërë pastrimin e istikameve, nëpër të cilat dikur ishin strehuar ushtarët rusë, transmeton Telegrafi.

Gjatë pastrimit të këtyre istikameve, një ushtarë rus refuzoi t’i bindet urdhrave apo të dorëzohet – duke bërë që ky vendim t’i kushtojë me jetë.

Lexo po ashtu Zelensky tregon pse po shkon ngadalë kundërsulmi ukrainas

Në video shihen ushtarët e Volodymyr Zelenskyt, duke u futur nëpër istikame që dikur i kontrollonin rusët dhe bënin pastrimin e tyre.

Në anën tjetër, kundërofensiva e shumëpërfolur e Kievit po vazhdon, por me një intensitet më të ngadaltë sesa që ishte planifikuar më parë.

Ndërkaq rusët po vazhdojnë të kryejnë sulme ajrore mbi infrastrukturën civile të Ukrainës, duke goditur rrjetin energjetik si dhe depot e grurit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version