Telegrafi

Ukrainasit vrasin dhjetëra ushtarë rusë në rajonin e Donetskut, gazetari Denis Kazansky publikon pamjet nga droni

Ushtria ruse është duke pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Ukrainasit çdo ditë raportojnë për qindra ushtarë rusë të vrarë dhe makineri luftarake të shkatërruar në fushëbetejë, transmeton Telegrafi.

Gazetari ukrainas Denis Kazansky, i cili nga fillimi i luftës raporton nga rajonit i Donetskut, ka publikuar pamje nga ajri ku shihen dhjetëra ushtarë rusë të vrarë.

Në afërsi të Bahkmutit, forcat pushtuese kanë pësuar humbje të mëdha, siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë.

https://twitter.com/nexta_tv/status/1594254505511878656

Pas luftimeve disa orëshe mes ukrainasve dhe rusëve, Kievi tregon se kanë eliminuar dhjetëra ushtarë të Moskës në këtë aksion ushtarak.

E për shkak të këtyre humbjeve, Vladimir Putin ka urdhëruar mobilizimin e pjesshëm, ku në mesin e tyre ka mbi 35 mijë ish-të burgosur që janë liruar me kushtin e vetëm – që të shkojnë në luftë.

Nëse arrijnë t’i mbijetojnë luftës, atyre do t’ju pastrohen dosjet, pavarësisht se shumica prej tyre ishin burgosur, për përdhunime, vrasje e madje kanibalizëm.

Pamjet e publikuara më poshtë janë të rënda, dhe nuk rekomandohen të shikohen për persona nën 18-vjeç. /Telegrafi/