Në vetëm një sulm të koordinuar mirë, operatorët e dronëve ukrainas, kanë arritur të kontribuojnë në shkatërrimin e tri sisteme artilerike të koreano-veriorëve.
Operatorët shënjestruan tre sistemet artilerike në një zonë malore dikur në Kurk të pjesës perëndimore të Rusisë, transmeton Telegrafi.
Pasi arritën t’i lokalizojnë, operatorët njoftuan njësinë e artilerisë, që më pas aktivizoi armën amerikane HIMARS që goditi të tre armët koreano-veriore.
Këto sisteme artilerike konsideroheshin si një prej armëve më të fuqishme, që koreano-veriorët i kishin sjellë në Ukrainë.
Megjithatë, mjaftoi vetëm një goditje por e saktë që këto tri sisteme të shkatërrohen dhe t’i kushtojë shtrenjtë edhe me humbjen e dhjetëra ushtarëve që gjendeshin në to. /Telegrafi/
💥🇰🇵 Strike on three North Korean heavy self-propelled howitzer “Koksan”. pic.twitter.com/NbPU8xilmb
— MAKS 24 🇺🇦👀 (@Maks_NAFO_FELLA) March 18, 2025