Ushtria ukrainase po vazhdon t’i kundërvihet me të gjitha mjetet agresionit rus.
Madje kanë arritur të detyrojnë rusët të tërhiqen nga shumë rajone, e në Kherson ka filluar evakuimi nga frika e kundërofensivës ukrainase.
Në shumë aksione po sekuestrojnë armë të kalibrit të ndryshëm, të cilat më pas po i përdorin kundër rusëve, transmeton Telegrafi.
E rasti më i fundit i një veprimi të tillë është dokumentuar me një video amatore, ku shihet se ushtria ukrainase ka sekuestruar një mjet të blinduar 2S19 Msta-S, që sipas Kievit ishte pothuajse i ri.
Në video shihen ukrainasit duke e vënë në lëvizje, dhe duke e dërguar tek pozicionet e tyre nga ku më pas do të sulmohen me artileri rusët. /Telegrafi/
The #Ukrainian military captured from the occupiers an almost brand-new #Russian 2S19 Msta-S artillery. pic.twitter.com/RAGuVKc5td
— NEXTA (@nexta_tv) October 22, 2022