Udhëheqja ukrainase ka shpjeguar përparimin e ngadaltë të kundërofensivës së paralajmëruar prej kohësh me qëllimin e ri për të rraskapitur forcat ruse.
“Në këtë fazë të armiqësive aktive, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës po përmbushin detyrën numër një: shkatërrimin maksimal të fuqisë punëtore, pajisjeve, depove të karburantit, automjeteve ushtarake, posteve komanduese, artilerisë dhe forcave kundërajrore të ushtrisë ruse”, shkroi në Twitter sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Oleksiy Danilov.
Ai shtoi se sa më efektivisht të shkatërrohet armiku, aq më shumë kilometra do të lirohen më vonë.
At this stage of active hostilities, Ukraine’s Defense Forces are fulfilling the number one task – the maximum destruction of manpower, equipment, fuel depots, military vehicles, command posts, artillery and air defense forces of the russian army. The last few days have been…
— Oleksiy Danilov (@OleksiyDanilov) July 4, 2023
“Ditët e fundit kanë qenë veçanërisht të frytshme”, shtoi Danilov.
Më herët, zëdhënësi i frontit jugor të Ukrainës, Valery Shershen, tha se ushtria ukrainase kishte avancuar dy kilometra, por nuk dha informacion shtesë.
Ukraina ka 16 muaj që mbrohet nga pushtimi rus. Më pak se një muaj më parë, ushtria ukrainase filloi një kundërofensivë në jug të vendit, e cila ka filluar të jep frytet e para duke rikthyer disa territore. /Telegrafi/