Forcat ukrainase kanë rimarrë më shumë vendbanime, duke e dërguar në shtatë numrin e përgjithshëm të rifituar që nga fillimi i kundërsulmit, thotë zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar.
Në Telegram, Maliar tha se shtatë vendbanime ishin marrë gjatë javës së kaluar.
Skynews ka raportuar tashmë për pesë prej tyre, Novodarivka, Storozheve, Blahodatne, Neskuchne dhe Makarivka. Dy të rejat janë Lobkove dhe Levadne.
Vendbanimet shkojnë përgjatë një linje nga perëndimi në lindje, rreth 90 kilometra të gjatë, vetëm në juglindje të qytetit të Zaporizhzhia.
“Zonja e territorit të marrë nën kontroll ishte 90 kilometra katrorë”, pohoi ajo.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/