Telegrafi

Ukrainasit thonë se rusët janë pajtuar për armëpushim dhe hapje të korridoreve humanitare

Zëvendëskryeministri ukrainas ka bërë të ditur se forcat e armatosura ruse janë pajtuar për armëpushim dhe të hapen korridoret humanitare, duke filluar nga ora 9 e mëngjesit dhe të mbesin si të tilla deri më 21:00.

Iryna Vereshchuk njoftoi se korridoret e evakuimit do të mbeten të hapura për disa orë në rajone të ndryshme, përfshirë qytetin e Mariupolit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ukrainasit paralajmëruan se forcat ruse mund të shkelin armëpushimin, siç edhe kanë bërë më parë.

E ministri i Jashtëm ukrainas dhe ai rus pritet të takohen nesër në Antalia të Turqisë, ku do të diskutojnë për situatën në Ukrainë. /Telegrafi/