Ukraina pretendon se ka arritur t’i shkatërrojë më shumë pajisje ushtarake Rusisë në 24 orëshin e fundit.
Ushtria ukrainase ka publikuar raportin më të fundit sa i përket zhvillimeve në fronte – ku është bërë e ditur se kanë shkatërruar 29 tanke ruse – tri fluturake, duke i shkaktuar humbje të mëdha armikut, transmeton Telegrafi.
Ministria ukrainase e Mbrojtjes, në raportin e detajuar ka theksuar se Rusia ka humbur në 24 orët e fundit 14 mjete të blinduara patrulluese, dy sisteme artilerike, dronë si dhe sistem kundër-ajror.
Në anën tjetër, është bërë e ditur se numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë ka shkuar në 18.500. /Telegrafi/
Втрати ворога в інфографіці 👇@armyinformcomua pic.twitter.com/eNC3VCJteo
— Defense of Ukraine (@DefenceU) April 5, 2022