Trupat ukrainase kanë rimarrë kontrollin në të gjithë territorin e rajonit të kryeqytetit, Kievit.
Kështu së paku ka njoftuar përmes rrjeteve sociale zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar.
“Irpin, Bucha, Gostomel dhe i gjithë rajoni i Kievit – është çliruar nga pushtuesi”, shkroi ajo.
Kjo vjen pasi zyrtarët ukrainas thanë se kishin rimarrë qytetin e Brovary, i cili është 15 kilometra në lindje të kryeqytetit.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/