Lufta në Ukrainë po vazhdon, derisa rusët po tentojnë të ruajnë pozicionet e tyre.
Në anën tjetër, ukrainasit me kundërofensivën e filluar javë më parë, synojnë të rikthejnë qytetet e fshatrat janë nën kontrollin e rusëve nga fillimi i luftës, transmeton Telegrafi.
Kështu ushtarët e Volodymyr Zelenskyt çdo ditë po raportojnë për çlirim të territoreve – duke theksuar se me këtë tempo do të vazhdojnë.
E kreu i këtij vendi, është zotuar se do të çlirojnë çdo pëllëmbë të vendit, përfshirë Krimenë e aneksuar nga rusët në vitin 2014.
Brigada e 3-të e këmbësorisë ukrainase, kishte realizuar me sukses një operacion ushtarak ndaj pozicioneve të rusëve në jug të vendit.
Atje tanket e ukrainasve ia mësynë pozicioneve të rusëve – duke i goditur nga të katër anët dhe duke mos ju lënë kohë të mjaftueshme as që të tërhiqen.
Pamjet e filmuara nga ajri por edhe brenda tankeve të ukrainasve, shfaqen pamjet kur rusët goditen pandërprerë me tanke dhe armë tjera të rënda. /Telegrafi/