Telegrafi

Ukrainasit me tanke arrijnë të futen në pozicionet e rusëve, madje i gjuajnë pa ndërprerë – mbushen isktikamet me ushtarët e vrarë të Putinit

Këmbësoria e ushtrisë ukrainase ka arritur që të zë pozicionet luftarake të rusëve në lindje të vendit, duke u futur edhe me mjete të rënda në vijën që ata e kontrollonin.

Në videon e filmuar nga ajri me dron, shihet tanku ukrainas duke i goditur rusët në isitikame – duke i dhënë kohë të mjaftueshme këmbësorisë të zbresin nga tanku dhe t’ju vërsulen, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, tanku vazhdimisht shkrepte plumba të kalibrit të madh nga mitralozi i vendosur në kupolë, dhe që si pasojë vrau shumicën e ushtarëve rusë që gjendeshin nëpër isitikame.

Në fund të videos shihen trupat e ushtarëve rusë të shpërndarë nëpër istikame, si dhe ukrainasit që futen brenda për t’u siguruar se kanë pastruar terrenin.

Në lindje në veqanti në Bakmut dhe Soledar po zhvillohen luftimet më të ashpra, ku prej verës së kaluar po bëjnë të pamundurën të dyja palët që të marrin kontrollin mbi këtë vend.

Në aspektin ushtarak, Bakhmuti ka një rëndësi të madhe strategjike dhe kushdo që e merr nën kontroll këtë vend, konsiderohet se kontrollon një pjesë të madhe në lindje. /Telegrafi/