Telegrafi

Ukrainasit tallen me ushtrinë ruse, në tankun e tyre të shkatërruar lënë një mbishkrim

Pavarësisht që ukrainasit po sulmohen vazhdimisht me tërë arsenalin nga ushtria ruse që nuk po kursen askënd – pra po bombardon ndërtesa kolektive, shtëpi private si dhe spitale e shkolla, ata për asnjë moment nuk janë ndalur duke u mbrojtur fuqishëm.

Madje po i shkaktojnë humbje të mëdha Kremlinit si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake – duke ia prishur planin presidentit Vladimir Putin, i cili kishte menduar se do ta ketë të lehtë ta marr nën kontroll këtë shtet evropian, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet që pretendohet se shfaqin luftanijen ruse Moskva të përfshirë nga zjarri dhe duke u fundosur

Megjithatë ushtarët ukrainas kanë gjetur kohë që të bëjnë edhe pak humor me një tank të ushtrisë ruse në qytetin port Mariupol, që ishte nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë cak i sulmeve ajrore e tokësore.

Në fotografinë e publikuar më poshtë, shihet tanku rus i shkatërruar në “trupin” e të cilit kishin shkruar me dy “Z” të mëdha “Victoria’s Secret”, duke e shfrytëzuar shkronjën “Z” si thonjëza. /Telegrafi/