Rusia kreu një sulm me dron në Kiev ndërsa Ukraina sulmoi njëkohësisht dy qytete të mëdha ruse.
Të hënën herët në mëngjes, Rusia kreu një sulm me dron në Kiev, sipas ushtrisë ukrainase.
Sipas informacioneve të para nuk ka të lënduar apo dëme materiale.
Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, deklaroi se disa dron u shkatërruan ndërsa ata iu afruan zonës përreth Kievit.
WATCH: Drone crashes into high-rise building in Saratov, Russia pic.twitter.com/IIf1TU7ijg
— BNO News (@BNONews) August 26, 2024
Ai shtoi se vlerësimi i saktë i ashpërsisë së sulmit do të dihet më vonë gjatë ditës. Në orën 02:30 të së hënës, zona të mëdha të Ukrainës qendrore dhe lindore ishin nën një paralajmërim për sulm ajror.
Në të njëjtën kohë, pjesë të dronëve të shkatërruar që Ukraina dërgoi në rajonin rus të Saratovit dëmtuan disa shtëpi në qytetet Saratov dhe Engels, tha guvernatori i rajonit, i cili ndodhet disa qindra kilometra në juglindje të Moskës.
Një dron u përplas në rrokaqiellin rezidencial të Vollga Sky, i cili ka 38 kate. Është regjistruar momenti kur droni goditi ndërtesën. Kjo është ndërtesa më e lartë në Saratov, qytet ku jetojnë rreth 850 mijë njerëz.
Raportohet se të paktën tre kate të kësaj ndërtese janë dëmtuar ndërsa janë lënduar katër persona.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima civile dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/
#BREAKING : A Ukrainian #drone has hit the 38-story #Volga Sky residential complex in Saratov, Russia, injuring at least two people.#Saratov #Ukraine #Russia #drone #droneattack #VolgaSky #Buildinghit pic.twitter.com/rpEnTGYrBl
— mishikasingh (@mishika_singh) August 26, 2024