Telegrafi

Ukrainasit sulmojnë rusët në Bakhmut nga ajri dhe toka, helikopterët dhe tanket godasin pozicionet e ushtarëve të Putinit

Luftime të ashpra po vazhdojnë të zhvillohen në Bakhmut mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.

Ushtria ukrainase është filmuar duke kryer një sulm të organizuar mirë – ku me helikopterët luftarakë që fluturonin shumë ulët, godisnin me raketë pozicionet e rusëve, transmeton Telegrafi.

Derisa helikopterët po bombardonin, në tokë u jepnin mbështetje këmbësoria dhe mjetet e rënda si tanket dhe autoblindat që avanconin drejt pozicioneve të rusëve.

Pamjet ngjajnë shumë me filmat aksion të Hollywood-it, pasi vazhdimisht dëgjohen shpërthime dhe shkrepje të raketave e plumbave.

Videoja e publikuar më poshtë është postuar nga Ministria ukrainase e Mbrojtjes, që me krenari vazhdimisht publikon pamje të tilla nga aksionet ushtarake.

Në anën tjetër, ushtria ruse sot sërish ka kryer sulme ajrore dhe nga deti mbi pozicionet e ukrainasve në Kiev. Kryetari i kryeqytetit ukrainas njoftoi se si pasojë e kësaj mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. /Telegrafi/