Telegrafi

Ukrainasit i sulmojnë rusët edhe gjatë natës, shkatërrojnë mjetin e blinduar që e kishin fshehur në shkurre

Ky është momenti kur droni i ushtrisë ukrainase, shkatërron një mjet të blinduar të rusëve dhe gjithçka ndodhë gjatë natës.

Pamjet e filmuara nga ajri, tregon se droni i forcave speciale të Ukrainës fluturojnë mbi mjetin e blinduar të rusëve që kishin tentuar ta fshehin në shkurre, por një bombë që përfundoi mbi të e shkatërroi të tërin, transmeton Telegrafi.

Për ta dëshmuar shkallën e shkatërrimit të mjetit të blinduar, ukrainasit publikuan edhe pamjet e filmuara gjatë ditës, ku shiheshin copëzat e shpërndara në fushën e gjelbëruar.

Sulme të tilla me dronë janë shpeshtuar nga ana e ukrainasve, duke i detyruar rusët të tërhiqen nga shumë rajone që i kontrollonin nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, është zotuar se do të rikthejnë çdo pëllëmbë të territorit të Ukrainës.

Ndryshe ushtria ruse ka intensifikuar sulmet ajrore mbi qytetet ukrainase, duke goditur infrastrukturën energjetike që ka lënë miliona ukrainas pa energji elektrike. /Telegrafi/