Forcat ukrainase po vazhdojnë me sukses të përballen me pushtuesit rus.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë qindra video të aksioneve të suksesshme të ukrainasve kundër caqeve ruse.
E një i tillë ka ndodhur edhe sot në qytetin e Belgorodit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Raportohet se mëngjesi i sotëm në Belgorod ishte mjaft i zhurmshëm pasi ushtria e Ukrainës ka goditur 10 objektiva ruse.
The morning was noisy in the Russian city of Belgorod
Local media reports that 10 aerial targets were shot down over the city, as well as footage of a fire in the city and the aftermath of the “shootdown”. pic.twitter.com/tW5qKdLbkC
— NEXTA (@nexta_tv) April 6, 2024
Ky sulm vjen si kundërpërgjigje ndaj aksionit të fundit rus në qytetin e Kharkivit nga i cili mbetën të vrarë të paktën gjashtë persona.
Në vazhdën e luftimeve, Ukraina ka sulmuar së fundmi me dronë edhe aeroportin ushtarak Morozovsk në Rostov të Rusisë.
Sipas dëshmitarëve, nga ai sulm janë dëgjuar 60 shpërthime të forta gjë që ka ndikuar që vendi të mbetet pa energji elektrike.
Ndryshe, për të përforcuar ushtrinë dhe për të vazhduar luftimet kundër forcave ruse, Ukraina po kërkon të furnizohet me armatim e municione të ndryshme nga vendet perëndimore. /Telegrafi/