Në sulmin e dronëve ukrainas në Voronezh të Rusisë është lënduar një vajzë e mitur, së cilës i është dhënë ndihma mjekësore në vend, ka shkruar në kanalin e tij në Telegram guvernatori Aleksander Gusev.
“Sipas kolegëve tanë nga Ministria e Emergjencave, fëmija ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore pasi në banesë kanë rënë copëza të një droni të rrëzuar. Vajza e lindur në vitin 2013 ka pësuar plagë në krahë, këmbë dhe qafë”, ka thënë ai.
Voronezh is noisy!! pic.twitter.com/wOq7JBe37f
— Muzzleflash (@RcMuzzleflash) January 16, 2024
Gusev vuri në dukje se mjekët do ta vizitojnë përsëri këtë familje për t’u siguruar që nuk do të ketë pasoja të tjera, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se autoritetet po vazhdojnë hetimet derë më derë për vlerësimin e dëmeve materiale. Pas sulmit me dronë, në zonë u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
📽️🇷🇺 Residents of Voronezh have already counted more than 15 explosions. Locals find wreckage of drones in the city. pic.twitter.com/Hg4lQCaJIq
— Offensive Lynx (@OffensiveLynx) January 16, 2024
Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan tre dronë ukrainas mbi rajonin jugperëndimor të Voronezh, i cili kufizohet me Ukrainën, njoftoi më herët ministria ruse e Mbrojtjes në Telegram.
Gusev fillimisht pretendoi se xhamat e disa ndërtesave dhe shtëpive në qytetin e Voronezh ishin thyer, por se askush nuk u vra apo u plagos.
Vendasit raportuan se kishin dëgjuar një sërë zhurmash të forta dhe kishin parë shkrepje raketash e plumbash në qiell mbi qendër të qytetit dhe në dy rrethe të qytetit.
⚡️⚡️⚡️ Explosions at Voronezh, Russia 🇷🇺 airport.
Must be terrible when your neighbor bombs your airports, Putin?
Welcome to the jungle. pic.twitter.com/XXqvMezioe
— Jason Jay Smart (@officejjsmart) January 16, 2024
BBC në edicionin rus raportoi se “rreth 10 shpërthime” kanë ndodhur. Rreth orës 4 të mëngjesit banorët e Voronezh raportuan shpërthime të reja.
Kievi ka intensifikuar sulmet ajrore kundër infrastrukturës ushtarake ruse muajt e fundit për të minuar përpjekjet e Moskës për luftë.
Rusia ka një bazë ajrore pranë qytetit të Voronezh, ku janë vendosur bombarduesit Sukhoi Su-34, sipas mediave ruse. /Telegrafi/
Katsaps say that they allegedly intercepted three drones over the #Voronezh region, and another 4 in the #Belgorod region.
Meanwhile, a state of emergency has been imposed in Voronezh as a result of the UAV attack. As a result, two headquarters were deployed and residents of one… https://t.co/lYRam57XOX pic.twitter.com/Vgzam8GXq6
— Lew Anno Suport#Israel #Ukraine 24/2-22 (@anno1540) January 16, 2024
In #Voronezh three apartment buildings were damaged by falling debris according to #Russia as they shot down or disabled all drones launched by #Ukraine.
30 apartments were damaged.#StopRussia pic.twitter.com/JpSn5UUR7S
— Tim White (@TWMCLtd) January 16, 2024