Telegrafi

Ukrainasit sulmojnë me dronë kamikaz bazën ajrore Engels në Rusi

Në Engels të Rusisë janë dëgjuar shpërthimet të fuqishme në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku autoritetet lokale pretendojnë se kanë rrëzuar disa dronë, e këtë e ka konfirmuar edhe vetë guvernatori rajonal Roman Busargin përmes një postimi në Telegram.

E burime brenda inteligjencës ukrainase kanë konfirmuar për Kyiv Post dhe ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me inteligjencës ushtarake kanë kryer një sulm me dronë kamikaz në bazën ajrore në Engels të Rusisë, transmeton Telegrafi.

“Punë e planifikuar nga HUR-i”, tha burimi duke mos dhënë detaje lidhur me këtë operacion special të ukrainasve në territorin e Rusisë.

Lexo po ashtu Lufta në Ukrainë po i kushton Putinit, i mungojnë ushtarët – ligjëvënësit miratojnë projektligjin që i lejon të dënuarit t’i bashkohen ushtrisë

E kanali SHOT në Telegram, raporton se kanë ndodhur dy deri në katër shpërthime të fuqishme, ku si pasojë janë dridhur kornizat e dritareve të apartamenteve.

Banorët e atjeshëm gjithashtu kanë bërë të ditur se janë dëgjuar sirenat që paralajmërojnë për sulme ajrore.

Pavarësisht sa rusët u munduan ta mbajnë të “heshtur” sulmin e ukrainasve në bazën ajrore të ushtrisë ruse në Engels, banorët e atjeshëm thonë se ka patur të paktën një goditje direkte me dron dhe se janë dërguar shumë kamionë zjarrfikës për ta lokalizuar zjarrin në bazë. /Telegrafi/