Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se Rusia është sulmuar nga dhjetëra dronë ukrainas, 54 prej të cilëve pretendohet se janë rrëzuar mbi rajone të ndryshme të Rusisë.
Megjithatë ministria ruse nuk e përmendi rajonin e Tverit, ku dronët shënjestruan depot e municioneve, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarr të madh, transmeton Telegrafi.
“54 dronë tjerë ukrainase u shkatërruan nga mbrojtja jonë kundërajrore”, thuhet në njoftimin e ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Dronët sipas rusëve kanë rënë në rajonet Kursk, Bryansk, Smolensk, Belgorod dhe Oryol.
Por Rusia që nga fillimi i luftës është e prirur të fshehë realitetin – duke mos e përmenduar fare rajonin Tver ku pati shpërthime të fuqishme. /Telegrafi/
У місті Торопець Тверської області Росії атаковано склад із боєприпасами. pic.twitter.com/qTexy2D7t5
— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) September 18, 2024