Site icon Telegrafi

Ukrainasit shkruajnë “mesazhe” për rusët në granatat që do të hidhen në pozicionet e ushtrisë së Putinit

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar disa pamje të reja në të cilat shihen aktivitete disi të pazakonta të ushtarëve ukrainas.

Gjegjësisht, siç shihet në videon e publikuar në faqen zyrtare në Twitter të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ushtarët vendosën t’u shkruajnë mesazhe rusëve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, ajo që është e pazakontë është se këto mesazhe janë shkruar në predha artilerie që do të hidhen në pozicionet e ushtrisë ruse.

“Mbrojtësit ukrainas po i shkruajnë një letër pushtuesve. Nga Ukraina me dashuri”, është një nga mesazhet e shkruara në predhat e artilerisë. /Telegrafi/

Exit mobile version