Telegrafi

Ukrainasit shkatërrojnë tankun rus T-90M në Kursk

Inkursioni ukrainas në territorin rus të Kurskut po vazhdon, ku trupat e Volodymyr Zelenskyt po vazhdojnë të avancojnë.

Një video e publikuar së fundmi shfaq momentin kur trupat ukrainase arrijnë të shkatërrojnë tankun rus, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për modelin T-90M, që konsiderohet si një prej më modernëve që ka në pronësi ushtria ruse.

Ata kishin përdorur tankun me qëllim që të zmbrapsin trupat ukrainase, por se llogaritë nuk u dolën siç i kishin menduar.

Ukrainasit arritën ta hedhin në erë tankun e ushtrisë së Vladimir Putinit në Kursk, ku prej javësh po zhvillohen beteja të ashpra. /Telegrafi/