Forcat ukrainase po vazhdojnë me luftimet e tyre në lindje të vendit.
Kohët e fundit është shpërndarë një video nga ku ushtarët ukrainas shkatërruan një tank rus, transmeton Telegrafi.
Pamjet janë shpërndarë nga njësia e forcave speciale Omega.
Siç shihet në video, tanku rus shkatërrohet kur trupat ukrainas hedhin një granatë direkt në kapakun e tij në gjuajtje të saktë.
Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet, megjithatë sulmi duket të ketë ndodhur në zonë dikur të banuar. /Telegrafi/