Telegrafi

Ukrainasit shkatërrojnë tanket ruse, ushtarët e Putinit shihen duke vrapuar me tërë forcën për t’i shpëtuar vdekjes

Brigada e 68-të e këmbësorisë Jager e Ukrainës, ka realizuar një operacion kundër forcave pushtuese ruse, duke i detyruar të tërhiqen nga fushëbeteja.

Videoja e filmuar nga ajri shfaq momentin kur tanket ruse goditen me predha, e derisa po digjeshin ushtarët rusë dilnin nga to dhe vraponin me tërë forcën për t’i shpëtuar vdekjes, transmeton Telegrafi.

Pamjet nga droni tregojnë edhe një herë se ukrainasit janë “arrë e fortë” për rusët, që kishin menduan se për tri ditë do të arrijnë ta marrin nën kontroll kryeqytetin ukrainas.

Në anën tjetër, kundërofensiva e ukrainasve i ka detyruar trupat ruse të tërhiqen nga shumë rajone, e më i fundit është nga qyteti Kharkiv.

Ndryshe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje vendeve perëndimore që t’i dërgojnë sa më shumë armë të sofistikuara që t’i kundërvihen agresionit rus.

Madje është zotuar se do ta rikthejnë çdo pëllëmbë të territorit të Ukrainës, përfshirë Krimenë e aneksuar nga rusët. /Telegrafi/