Ushtria ukrainase ka arritur të shkatërrojë disa tanke të ushtrisë ruse, duke përdorur sasi të madhe eksplozivi duke i shfrytëzuar për sulme kamikaze.
Në një zonë malore të mbuluar nga bora, tanket kishin tentuar t’i kamuflojnë por pa ndonjë sukses, transmeton Telegrafi.
Dronët i kishin lokalizuar dhe me të marrë dritën e gjelbër i goditën – duke i hedhur në erë dhe kupolat t’ju fluturonin nga shpërthimet e fuqishme.
Kamerat e vendosura në fluturaket pa pilot, shfaqin momentet kur u afrohen tanket dhe përplasen direkt në to, duke i shkatërruar plotësisht.
Madje në njërën prej tankeve shihet një ushtar rus pranë saj duke ikur, pasi e kuptoi se mjeti i tij do të hidhej në erë. /Telegrafi/