Ukrainasit shkatërruan monumentin e Leninit në qytetin e pushtuar rus të Sudzhas.
Një monument për revolucionarin komunist dhe burrështetasin sovjetik, Vladimir Lenin është shkatërruar në qytetin Sudzha në Rusi, i cili është nën kontrollin ushtarak të Ukrainës.
Ministria e Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës publikoi informacionin në Telegram.
Ministria publikoi foton e piedestalit bosh me komentin se “procesi i dekomunistizimit vazhdon. Edhe në Sudzha”.
Monumenti dikur qëndronte në sheshin qendror të qytetit.
Sudzha është vendbanimi më i madh i pushtuar nga Forcat e Armatosura të Ukrainës në ofensivën e vazhdueshme në rajonin Kursk të Rusisë, e cila po vazhdon prej dhjetë ditësh. /Telegrafi/
A memorial to Lenin was demolished in the Ukrainian-occupied Sudzha, Kursk region
In 2015, Ukraine started the process of decommunization. It includes renaming streets, demolishing monuments and banning the propaganda of communism. pic.twitter.com/vpvJrZUrWk
— NEXTA (@nexta_tv) August 16, 2024