Telegrafi

Ukrainasit shkatërrojnë makinerinë luftarake ruse me dronët kamikaz

Brigada e 72-të e motorizuar e ushtrisë ukrainase, ka kryer një aksion në lindje të Ukrainës, ku me dronët kamikaz ka arritur të shkatërrojë makinerinë luftarak të rusëve.

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin fillimisht një veturë civile me ngjyrë të bardhë, brenda të cilës gjendeshin disa eprorë të ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.

Ata lokalizohen nga dronët, dhe pasi i afrohen aktivizohet eksplozivi që hedhë në erë mjetin e ushtrisë ruse.

Lexo po ashtu Gjermania po dërgon një mori armësh në Ukrainë, Patriotët e Leopardët e fuqishëm po vijnë

Madje edhe disa mjete tjera të blinduara të ushtrisë ruse goditen me këta dronë kamikaz, që po i përdor në masë të madhe ushtria ukrainase.

Ndryshe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky raportohet të ketë arritur në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnus, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s. /Telegrafi/