Telegrafi

Ukrainasit shkatërrojnë luftanijen e fundit të armatosur me raketa lundrimi që e kishte Rusia në Krime

Ukraina thotë se ka shkatërruar luftanijen e fundit ruse të armatosur me raketa lundrimi që ishte vendosur në gadishullin e okupuar të Krimesë.

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar se ka goditur anijen raketore ruse Tsiklon, shkruan skynews.

Lexo po ashtu Dhjetëra mijëra rusë që ikën në Turqi, detyrohen të largohen nga vendi

Ukrainasit raportuan se kanë kryer një sulm me rreze të gjatë, i cili ka shkatërruar anijen ruse të marinës minapastruese të dielën ndërsa njoftoi se i duhej më shumë kohë për të konfirmuar se çfarë tjetër ishte dëmtuar.

“Sipas informacioneve të përditësuara, forcat e mbrojtjes ukrainase goditën një anije raketore të projektit rus 22800 Tsiklon në Sevastopol, natën e 19 majit”, tha sot shtabi i përgjithshëm.

Marina ukrainase më vonë njoftoi përmes platformës X se anija ishte “shkatërruar”.

Zëdhënësi i marinës ukrainase Dmytro Pletenchuk tha se Tsiklon ishte “bartësja e fundit e raketave të lundrimit” të Rusisë me bazë në gadishullin e Krimesë.

Tsiklon nuk ka gjuajtur kurrë një raketë lundrimi ndërsa ishte në shërbim aktiv, tha Pletenchuk.

Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014 dhe është shtëpia e selisë së flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol. /Telegrafi/