Telegrafi

Ukrainasit shkatërrojnë konvojin e kamionëve të ushtrisë së Putinit, i hedhin në erë me dronë – goditen brenda territorit rus

Një video e filmuar nga ajri, shfaq momentin kur dronët ukrainas sulmojnë konvojin e kamionëve të ushtrisë ruse në rajonin Kursk të Rusisë.

Ishin Brigada e 53-të dhe ajo e 110-të e ushtrisë ukrainase, që kryen sulmin brenda territorit të Rusisë, përkatësisht në Sverdlikovo të rajonin Kursk, transmeton Telegrafi.

Konvoji nuk kishte makineri të rëndë luftarake, dhe është ndaluar nga sulmet ukrainase vetëm tre kilometra pranë kufirit me Ukrainës.

Në video shihen kamionë të ndryshëm, që goditen nga dronët kamikaz të mbushur me lëndë shpërthyese që hedhin në erë makineritë ruse.

Pamjet shfaqin dhjetëra kamionë që po lëviznin me gjasë në drejtim të Ukrainës, ku ushtria e Vladimir Putinit tash e dy vite po vazhdon luftën për pushtim. /Telegrafi/