Telegrafi

Ukrainasit shkatërrojnë katër rezervuarë të naftës në Rusi

Katër rezervuarë nafte me një kapacitet të kombinuar prej 6000 metra kub (1.6 milion gallon) janë djegur në një sulm me dron ukrainas në një depo magazinimi në perëndim të Rusisë.

Fluturakja e telekomanduar arriti në qytetin e Klintsy, rreth 60 kilometra nga kufiri ukrainas, tha guvernatori lokal sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Është pjesë e një përpjekjeje të Ukrainës për të zemëruar qytetarët rusë dhe për të minuar pretendimet e presidentit, Vladimir Putin se po rrjedh normalisht jeta.

https://twitter.com/LaTerceraTV/status/1748347774133756218

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është zotuar të godasë më shumë objektiva brenda Rusisë këtë vit, raporton bbc.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme ukrainasit goditën objektivat në Shën Petersburg të Rusisë duke përdorur një dron të prodhimit vendas që fluturoi 1250 kilometra.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/