Një video e ukrainasve tregon momentin kur trupat e Kievit përdorin sistemin raketor amerikan HIMARS për të shkatërruar një punishte ruse, e kjo është konfirmuar edhe nga Brigada e 47-të e Mekanizuar Magura e ushtrisë ukrainase.
Ukraina ka goditur në mënyrë metodike asetet ruse, kryesisht depot e naftës dhe rafineritë, në një përpjekje për të ndërprerë aftësinë e Moskës për të financuar luftën, transmeton Telegrafi.
Duke goditur një punishte ruse, Kievi po rrezikon gjithashtu aftësinë e Rusisë për të vazhduar luftën, duke shtuar mungesën e saj në rritje të pajisjeve.
Ndërsa SHBA-ja dhe Ukraina aktualisht po bëjnë presion për të ndjekur një armëpushim 30-ditor dhe në pritje të vendimit të Rusisë, sulmi i Kievit në një nga objektet e Moskës mund të rrisë tensionet midis vendeve ndërluftuese.
Brigada e 47-të e Ukrainës “Magura” shkroi në Telegram, se dogjën punëtorinë e Brigadës 155 të Marinës ruse. /Telegrafi/
47th Mechanized Brigade’s “Magura” reconnaissance unit sent a FlyEye 3.0 on a mission and found a Russian workshop. Russian marines of the 155th brigade were busy welding extra armor on their vehicles, as if that could save them from reality. The workshop got hit with several… pic.twitter.com/CRZbUOErFU
— NOELREPORTS 🇪🇺 🇺🇦 (@NOELreports) March 17, 2025