Telegrafi

Ukrainasit shkatërrojnë anijen ruse Kovrovets

Forcat Mbrojtëse të Ukrainës kanë arritur të shkatërrojnë një anije ruse të quajtur Kovrovets, në pronësi të forcave detare të Moskës.

Bëhet fjalë për një luftanije që është pjesë e Flotës ruse të Detit të Zi, e cila u godit në një sulm nga marina ukrainase, transmeton Telegrafi.

Kjo anije përdorej për gjurmimin, largimin apo shkatërrimin e minave kundër luftanijeve që vendosen kryesisht në ujëra të thella.

Ajo ishte modifikuar dhe ishte pasuese e një tjetër nga koha e Bashkimit Sovjetik. Ishte 61 metra e gjatë dhe mund të akomodonte deri në 70 marinarë.

Ukrainasit prej fillimit të luftës kanë arritur të shkatërrojnë disa luftanije ruse – duke i goditur me raketa me rreze të mesme veprimi por edhe me dronë ujor të mbushur me eksploziv. /Telegrafi/