Telegrafi

Ukrainasit shfrytëzojnë pamjet e rusëve për të lokalizuar tankun e modifikuar të Kremlinit – e shkatërruan duke e goditur direkt

Një tank i ushtrisë ruse i cili ishte modifikuar dhe mbuluar me disa pllaka shtesë të çelikut dhe mori pjesë në një betejë në Ukrainë, është shkatërruar nga ushtarët e Volodymyr Zelenskyt.

Ukrainasit përdorën pamjet e rusëve ku shihej tanku duke marrë pjesë në një betejë, dhe kështu kanë arritur ta lokalizojnë dhe godasin direkt, transmeton Telegrafi.

Rusët i kishin publikuar pamjet e kësaj beteje, ku shihet vepra bizare e rusëve në afërsi të qytetit Krasnohorivka, që në shikim të parë dukej një mjet i çuditshëm.

Pamjet e një depoje shfaq tankun e shkatërruar që ishte goditur nga artileria ukrainase, pasi rusët kishin tentuar ta fshehin pas betejës në Krasnohorivka.

Kjo nuk është hera e parë që më postimin e videove të ndryshme, rusët e paguajnë me jetë të shumë ushtarëve të tyre. /Telegrafi/