Site icon Telegrafi

Ukrainasit shfrytëzojnë artilerinë amerikane për të sulmuar rusët

Forcat ukrainase po vazhdojnë me sukses luftën kundër pushtuesve rusë.

Në rrjetet sociale tashmë po qarkullojnë pamje të ndryshme të sulmeve të ushtrisë së Ukrainës.

Një e tillë është edhe kur forcat ukrainase përdorin një Bradley IFV të dhuruar nga SHBA-ja “për të mësuar disa ushtarë rusë të mos marrin pjesë në pushtimin e pajustifikuar”.

Lexo po ashtu Ministri ukrainas i Mbrojtjes pret që ukrainasit që jetojnë jashtë vendit të aplikojnë për shërbimin ushtarak

Kujtojmë se Bradley është i armatosur me një armë 25mm M242 Bushmaster dhe me raketa kundër-tanke TOW.

Automjeti i blinduar gjithashtu është i projektuar për të ofruar një ekuilibër mes mbrojtjes dhe lëvizshmërisë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version