Dronët ukrainas kanë sulmuar sërish depon e naftës në Proletarsk, Rusi.
Në fakt, rusët nuk kanë mundur t’i shuajnë zjarret prej disa ditësh dhe tani ato janë shtuar.
Mësohet se sulmi i ri ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, shkruajnë mediat e huaja.
Autoritetet në rajonin e Rostovit nuk e kanë konfirmuar ende këtë informacion.
Zjarri në depon e naftës ka nisur mëngjesin e 18 gushtit dhe ende nuk është lokalizuar.
Ekziston rreziku që zjarri të përhapet në rezervuarët e vajgurit.
Ndryshe, Ukraina ka nisur sulme të njëpasnjëshme në territorin rus, ku po bombardon industrinë e karburanteve dhe infrastrukturën ushtarake. /Telegrafi/
Ukrainian drones have again attacked the oil depot in Proletarsk, which they have not been able to put out for several days, Russian media reports quoting sources say
It is claimed that the new attack took place around 5 am. Authorities in the Rostov region have not yet… pic.twitter.com/KYVuNYFqIh
— NEXTA (@nexta_tv) August 23, 2024