Luftimet mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse po vazhdojnë në pothuajse tërë territorin e Ukrainës, ndërsa kundërofensiva e Kievit çdo ditë e më shumë po japë efektet e saj.
Fillimisht arritën të zmbrapsin ushtarët rusë nga rajone të ndryshme që i mbanin në kontroll nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ndërsa gjatë ikjes kanë lënë pas vetes sasi të mëdha municioni dhe armë të kalibrit të ndryshëm, transmeton Telegrafi.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, është zotuar se do të rikthejnë çdo pëllëmbë të territorit të Ukrainës që aktualisht kontrollohet nga rusët.
#Ukraine: For the first time ever the most advanced Russian main battle tank T-90M was captured by the Ukrainian army – presumably in #Kharkiv Oblast.
This tank is also covered with Nakidka radar-absorbent and heat-insulating material. pic.twitter.com/EgS9gxnd3b— 🇺🇦 Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) September 18, 2022
E së fundmi ushtria e Kievit ka arritur të sekuestroj edhe një tank, që ushtria ruse krenohet me të dhe konsiderohet si më moderni i Kremlinit.
Bëhet fjalë për tankun T-90M që u sekuestrua nga ushtria ukrainase në rajonin e Kharkivit, ku është më e theksuar kundërofensiva e ukrainasve.
Ky tank gjithashtu ishte mbuluar me një material të veçantë, për të mos u detektuar nga radarët që përcjellin nxehtësinë e motorëve. /Telegrafi/