Telegrafi

Ukrainasit sekuestrojnë nga rusët, qindra predha e municion të kalibrit të ndryshëm  

Qindra predhë dhe municion të kalibrit të ndryshëm të rusëve janë sekuestruar nga ukrainasit në jug të vendit, e pamjet e tyre i kanë publikuar në rrjetet sociale.

Videoja është publikuar në kohën kur ukrainasit raportuan se rusët kanë granatuar mbrëmë disa rajone në lindje të Donetskut, ku luftime të mëdha po zhvillohen, sikurse edhe në Sumy përgjatë vijës kufitare me Rusinë dhe në juglindje të Dnipros, transmeton Telegrafi.

Rusia ka bombarduar rrjetin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës, derisa lufta në këtë vend është po futet në muajin e nëntë.

Këto sulme kanë bërë që të ketë terr në miliona shtëpi në mbarë territorin e Ukrainës, sikurse edhe mungesë të ngrohjes dhe ujit të pijshëm.

Megjithatë, kundërofensiva ukrainase detyroi rusët të tërhiqen nga këto rajone dhe të ndërpresin sulmet – duke lënë pas vetes sasi të konsiderueshme të municionit.

Madje thuhet se gjysmën e armatimit të ukrainasit e përdorin kundër rusëve, janë pikërisht armë të ushtrisë së Vladimir Putinit të cilat i kanë sekuestruar. /Telegrafi/