Telegrafi

Ukrainasit sekuestrojnë autoblindën ruse, thonë se “është në gjendje të përkryer dhe plotë municion” – do ta përdorin kundër ushtrisë së Putinit

Brigada TDF e ushtrisë ukrainase në Donetsk, ka publikuar një video ku shihet autoblinda ruse BMP-1 e sekuestruar, të cilën tani po e përdorin pikërisht kundër tyre.

Në të shihet ushtari ukrainas i cili thotë se mjeti i blinduar është “në gjendje të përkryer”, dhe se është i “mbushur plotë municion”, transmeton Telegrafi.

Tani ata mjetin e blinduar që ua sekuestruan rusëve, po e përdorin pikërisht kundër pozicioneve të tyre në këtë rajon që vazhdojnë të zhvillohen luftime të ashpra.

Në anën tjetër, ukrainasit po vazhdojnë t’i shkaktojnë humbje të mëdha ushtrisë ruse, si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Më poshtë ju sjellim videon ku shihet autoblinda në një zonë malore, e cila vihet në lëvizje dhe niset për në vijën e frontit. /Telegrafi/