Telegrafi

Ukrainasit rrëzojnë helikopterin rus me një raketë me rreze të gjatë veprimi

Marrja e armëve moderne nga vendet e perëndimit, ka bërë që të ndryshojë rrjedha e luftës në Ukrainë.

Ukrainasit tani po arrijnë të mbrojnë hapësirën e tyre ajrore nga aeroplanët, helikopterët e dronët rusë, transmeton Telegrafi.

Forcat ajrore të Ukrainës kanë publikuar pamjet, kur me një raketë me rreze të gjatë veprimi godasin në ajër një helikopter të ushtrisë ruse.

Aty shihet lansimi i raketës që pas një rrugëtimi arrin ta godet në ajër helikopterin rus i cili shpërthen.

Kujtojmë se nga fillimi i luftës në këtë vend, presidenti Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje vazhdimisht vendeve të perëndimit që t’i japin armë të sofistikuara, me të cilat do t’i kundërviheshin ushtrisë ruse. /Telegrafi/