Inteligjenca ushtarake ukrainase ka njoftuar se ushtarët e tyre kanë arritur të shkatërrojnë helikopterin luftarak Mi-8, që u godit me raketat e dronit ujor Magura V5.
Sulmi ka ndodhur në Detin e Zi në afërsi të Tarkhankutit në Krimenë e pushtuar, transmeton Telegrafi.
Është raportuar se në natën e 30 dhjetorit, ushtarët ukrainas në bashkëpunim me inteligjencën ushtarake për herë të parë në histori goditën helikopterin rus, që u shënjestrua nga dronit ujor Magura V5 që është i pajisur me raketa të ndryshme.
Një helikopter i ngjashëm rus u godit ditë më parë, por arriti të largohet dhe të zbret në bazën ajrore ruse.
Dronët ujor Magura V5 po përdoren në masë të madhe në sulme kundër rusëve, gjë që ka rezultuar një armë tejet efikase në këtë luftë. /Telegrafi/