Një helikopter në të cilin gjendej koloneli rus është rrëzuar në Bakhmut të Ukrainës, pasi ishte qëlluar me predhë nga forcat e Kievit.
Pamjet amatore shfaqin helikopterin duke fluturuar ulët derisa ishte i përfshirë në zjarr, transmeton Telegrafi.
Mediat ukrainase raportojnë se helikopteri i përkiste grupit famëkeq paramilitar Wagner, që ndryshe njihet si ushtria private e Putinit dhe që aktivizohet për të kryer punët e pista të presidentit rus.
Në anën tjetër, rusët nuk kanë zbuluar identitetin e kolonelit rus që gjendej në helikopterin që u rrëzua nga ukrainasit.
Kujtojmë që me marrjen e armëve të sofistikuara nga vendet e perëndimit, ukrainasit i kanë shkaktuar humbje të mëdha rusëve si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake. /Telegrafi/