Telegrafi

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë edhe një aeroplan ushtarak rus.

Forcat ukrainase kanë arritur të rrëzojnë një aeroplan luftarak të Rusisë në qytetin e Sevastopolit.

Lexo po ashtu I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Sipas informacioneve paraprake, piloti ka mundur të largohet para rrëzimit të aeroplanit, raporton skynews.

Sipas mediave ukrainase, bëhet fjalë për një aeroplan luftarak rus Su-35 i gjeneratës së katërt.

Su-35 janë disa nga aeroplanët më modern që ka shteti rus dhe një i tillë kushton 85 milionë dollarë (rreth 80 milionë euro).

Lexo po ashtu Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/