Ukrainasit rrëzojnë edhe një aeroplan ushtarak rus.
Forcat ukrainase kanë arritur të rrëzojnë një aeroplan luftarak të Rusisë në qytetin e Sevastopolit.
Sipas informacioneve paraprake, piloti ka mundur të largohet para rrëzimit të aeroplanit, raporton skynews.
🔥 Oh, how beautifully it burns and falls. Thank you, Russian air defense, keep it up. pic.twitter.com/x4glxTZ43t
— NEXTA (@nexta_tv) March 28, 2024
Sipas mediave ukrainase, bëhet fjalë për një aeroplan luftarak rus Su-35 i gjeneratës së katërt.
Su-35 janë disa nga aeroplanët më modern që ka shteti rus dhe një i tillë kushton 85 milionë dollarë (rreth 80 milionë euro).
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/
BREAKING:
A Russian Su-35 fighter jet was just shot down over Crimea.
Su-35s are some of the most modern jets Russia has and cost USD 85 million per plane pic.twitter.com/P2u95XYlgJ
— Visegrád 24 (@visegrad24) March 28, 2024