Site icon Telegrafi

Ukrainasit rrethojnë istikamet brenda të cilëve ishin fshehur rusët – dorëzohen dy prej tyre kur e kuptojnë se nuk kanë nga t’ia mbajnë

Luftëtarët ukrainas nga brigada e 108, kanë arritur të zënë rob lufte dy ushtarë rusë që po fshihen brenda istikameve.

Pamjet e filmuara nga kamerat e vendosura në helmetat e ushtarëve ukrainas, shfaq momentin kur ata rrethohen dhe pas disa të shtënave paralajmëruese, vendosin të dalin dhe të dorëzohen, transmeton Telegrafi.

Por dorëzimi ndodhë vetëm atëherë kur e kuptojnë se nuk kanë nga t’ia mbajnë, dhe se ishin të rrethuar në të katër anët nga ukrainasit.

Lexo po ashtu Për situatën në Bakhmut, kreu i ushtrisë ukrainase konsultohet me udhëheqësit ushtarakë të NATO-s

Ata dalin nga istikamet duke mbajtur duart e ngritura, kurse ukrainasit pasi i kontrollojnë nëse kanë ndonjë armë i ulin për t’i marrë në pyetje.

Sipas ushtrisë ukrainase, çdo ushtar rus i zënë rob do të trajtohet me ligjet ndërkombëtare dhe për asnjë moment nuk do të ketë dhunë apo keqtrajtim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version