Site icon Telegrafi

Ukrainasit rimarrin nën kontroll edhe qytezën Trostyanets në lindje të vendit

Forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e qytezës Trostyanets në afërsi të Sumy në lindje të Ukrainës, dhe po punojnë të zmbrapsin forcat ruse nga Khersoni në jug të vendit, kanë bërë të ditur zyrtarë të Pentagonit.

Duke folur para gazetarëve, zyrtarët amerikanë thanë se forcat ruse nuk kanë bërë ndonjë “avancim” drejt Kievit dhe janë 55 kilometra larg kryeqytetit ukrainas, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Biden nuk tërhiqet për komentet e bëra për Putinin, thotë se nuk ka bërë thirrje për ndryshim regjimi në Rusi

Megjithatë për këtë zyrtarë mbetet i panjohur fakti, se pse forcat ruse tani kanë prioritet operacionet ushtarake në lindje të rajonit të Donbasit.

Sipas Pentagonit, kjo ndoshta mund të jetë një tentim për të fituar “vakum” nga negociatat – apo rusët po rishqyrtojnë qëllimet e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version