Rusët u kanë bërë thirrje autoriteteve lokale që të dorëzojnë armët në Mariupol, që gjendet në jug të Ukrainë.
Afati i dhënë për dorëzimin e armëve ka skaduar, kurse ukrainasit kanë hedhur poshtë kushtet që u janë vënë, “duke i cilësuar si zgjedhje e rrejshme”, transmeton Telegrafi.
Në këtë qytet port të rrethuar, ukrainasve u ishte ofruar kalim i sigurt dhe largim nga Mariupoli nëse mbrojtësit e këtij qyteti dorëzojnë armët, megjithatë autoritetet e atjeshme kanë konsideruar se nuk është një opsion, duke marrë parasysh se rusët edhe më herët kanë pasur për objektiv civilët dhe refugjatët.
Besohet se në këtë qytet kanë mbetur rreth 300 mijë banorë, që kanë ngecur të ngujuar nëpër strehimore dhe çdo ditë ballafaqohen me rrezik të madh.
Prej javësh ata nuk kanë energji elektrike, ujë e katastrofa humanitarëve këtu është realitet. Propozimi i rusëve kinse do t’ju mundësonte banorëve të atjeshëm lehtësira, por Kievi nuk ka mundur t’ju besoj pretendimeve të Kremlinit.
Plani ka qenë që trupat ruse të hapin korridore të sigurta nga Mariupoli në ora 7, megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Si kundërpërgjigje ndaj kësaj “ofertë” nënkryetarja e qeverisë Iryna Vereshchuk, ka thënë se Ukraina nuk do të ndalet së mbrojturi Mariupolin. /Telegrafi/