Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar një video teksa shihet se si një raketë antitank Javelin shkatërron një tank rus.
Videoja tregon një tank rus në rrugë në një vend të panjohur gjersa sulmohet me raketë.
Në një moment të shkrepjes, mund të shihni qartë një predhë që vjen nga e majta, transmeton Telegrafi.
Në momentin tjetër, tanku përfundon në flakë dhe tanku tjetër largohet nga vendi i ngjarjes.
Autenticiteti i regjistrimit nuk mund të konfirmohet prej mediave të huaja.
Ndryshe, SHBA-ja ka premtuar ndihma të tjera ushtarake për forcat ukrainase duke përfshirë edhe armë precize me rreze të gjatë veprimi HIMARS. /Telegrafi/
russian tank destroyed by #UAarmy with Javelin. A job well done!
Video by 92nd Mechanized Brigade pic.twitter.com/LLY1yYbaP5— Defense of Ukraine (@DefenceU) July 20, 2022