Telegrafi

Ukrainasit publikuan pamje të luftimeve në rrugët e Bakhmutit

Forcat tokësore të Ukrainës publikuan një video të ushtarëve të saj duke luftuar në çdo rrugë të Bakhmut-it, qytet që tani është pothuajse plotësisht i shkatërruar.

Videoja e publikuar tregon anëtarët e Batalionit të Parë, Brigadës së Tretë Speciale Sulmuese të ushtrisë ukrainase duke lëvizur nëpër qytet dhe u përballur me forcat ruse.

Rusët pretendojnë se kontrollojnë rreth 80 për qind të Bakhmutit, dhe sipas disa informacioneve, po zvogëlohet numri i mercenarëve të Wagnerit në betejat për qytetin.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, më herët la të kuptohet se, në rast nevoje, ekziston mundësia që forcat ukrainase të tërhiqen në pozicione më të mira në këtë qytet.

Bakhmut është nën sulmin rus që nga vera e vitit 2022 dhe është kthyer në objektivin kryesor të ofensivës “dimërore”.

Ndërkohë, luftimet janë kthyer në rraskapitje të forcave ruse përpara kundërofensivës së pritshme ukrainase. /Telegrafi/