Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) pretendon se për herë të parë në histori, anijet ruse pranë Sevastopolit në Gadishullin e Krimesë u sulmuan nga anije pa pilot Sea Baby, të armatosura me raketahedhës, raporton The War Zone.
Të hënën, “Pravda” ukrainase publikoi një video të SBU në portalin e saj, ku dyshohet se tregon sulmin e lartpërmendur, transmeton Telegrafi.
Vasil Malyuk, kreu i SBU, tha për portalin Ukrainska Pravda se video tregon se si dronët ukrainas qëllojnë në anijet ruse, që kanë lundruar nga një port i Krimesë për t’i fundosur ato.
Unique footage of combat between Ukrainian drones and Russian coastal ships – the first of such kind in history.
When Ukrainian Sea Baby drones encountered Russian ships, they turned around and fired back using a flamethrower system.
📹: Ukrainska Pravda, citing sources in SSU pic.twitter.com/FKhN6XjcyH— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) January 1, 2024
“Dronët nuk ikën pasi rusët qëlluan mbi ta, por menjëherë u vepruan dhe iu përgjigjën zjarrit”, thotë Malyuk.
Videoja e publikuar zgjat 15 sekonda dhe në të shihet se si janë gjuajtur 14 raketa në drejtim të anijeve ruse. Besohet se janë qëlluar nga një anije pa pilot, Sea Baby. Megjithatë, videoja nuk tregon nëse predha ka goditur ndonjë gjë.
⚡️The "Dzhmil" jet infantry flamethrower is installed on 🇺🇦Ukrainian Sea Baby kamikaze naval drones https://t.co/kKGeaH2DE9 pic.twitter.com/ob92ACL5N3
— 🇺🇦Ukrainian Front (@front_ukrainian) January 1, 2024
“Pravda” nuk shkroi nëse Ukraina, gjatë betejës në det, data e së cilës nuk dihet, ka dëmtuar apo fundosur anije ruse. Gjithashtu, portali nuk deklaroi nëse mjetet lundruese i mbijetuan atij shkëmbimi zjarri.
“Dronët kanë armë që u mundësojnë të luftojnë në det të hapur”, njoftoi Pravda.
“Anijet Sea Baby në pamje ishin ndoshta të armatosura me raketahedhës RPV-16”, tha Andriy Rizhenko, një kapiten në pension në Marinën e Ukrainës, për The War Zone. /Telegrafi/