Telegrafi

Ukrainasit publikojnë videon nga çlirimi i një qyteti në jug të vendit

Pjesëtarët e batalionit të zbulimit të ushtrisë ukrainase, kanë publikuar një video për të cilën pretendojnë se është filmuar në Snihurivka në rajonin e Mykolaivit në jug të Ukrainës.

Nëse videoja është autentike, bëhet fjalë për një konfirmim zyrtar se Ukraina vërtetë ka çliruar këtë qytet nga pushtuesit rusë, transmeton Telegrafi.

“Sot më 10 nëntor 2022, rajoni i Snihurivka është çliruar nga batalioni i zbulimit. Rroftë Ukrainë”, shkruan përbri videos së publikuar.

Në anën tjetër rusët janë tërhequr edhe nga rajoni i Khersonit, gjë që e kanë konfirmuar të dyja palët, Kievi dhe Moska.

E tërheqje të tilla të rusëve po ndodhin në shumë rajone, kjo si pasojë e humbjeve të mëdha që i kanë pësuar si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake. /Telegrafi/