Site icon Telegrafi

Ukrainasit publikojnë videon: Ky është Andrii, në një sulm shkatërroi katër autoblinda ruse

Një video që të hënë u shpërndarë në rrjetet sociale nga Forcat e Armatosura të Ukrainë, shfaqin parashutistin ukrainas i cili pretendon se në një sulm ka arritur të shkatërrojë katër mjete të blinduara ruse, shkruan Newsweek.

Brigada e 79-të ukrainase njoftoi se pesë automjete të blinduara ruse, së fundmi janë përpjekur të depërtonin në formacionin mbrojtës të parashutistëve që shërbenin në grupin operativo-strategjik Tavria në rajonin e Donetskut, transmeton Telegrafi.

“Trupat ukrainase i rezistuan një sulmi armik me guxim dhe aftësi të larta ushtarake. Në këtë betejë, është veçuar ushtari që përdori armët antitank – rreshteri i ri Andrii G. Me të shtëna të drejtuara mirë nga sistemi raketor antitank Javelin, u shkatërruan katër automjete të blinduara të armikut”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Një armë e re e fuqishme nga Gjermania do të arrijë së shpejti në Ukrainë, çfarë është Skynex?

Sistemet amerikane Javelin, sistem raketash antitank, u dorëzuan për herë të parë në Ukrainë menjëherë pasi Rusia filloi pushtimin e këtij vendi në shkurt 2022.

AFU njoftoi gjithashtu se parashutistët që i përkasin Brigadës së 79-të kanë shkatërruar ose dëmtuar 29 automjete luftarake ruse deri më tani në luftë, duke rezultuar në më shumë se 200 viktima ruse.

“Andrii G. ka shkatërruar personalisht 22 automjete të blinduara”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version